Vranësira dhe reshje të herë pas hershme do të ketë në zonat Veriore ndërsa Jugu dhe pjesërisht Qendra mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Pas mesditës vranësirat shtohen në territor duke sjellë gradualisht shira edhe në zonat Qendrore e Jugore. Në të njëjtat kushte mbetemi edhe gjatë natës kur rishfaqen reshjet e dëborës në zonat malore në Veri dhe Lindje të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit, por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës duke bërë që ekstremumet termike ditore të luhaten nga 2°C në 19°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor – Jugor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

/tvklan.al