Vendi ynë do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të ndikojnë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare. Në zonat malore vranësirat do të jenë disi më të dendura duke rrezikuar në ekstremin verior shira të karakterit lokal.

Gjatë orëve të pasdites, i gjithë vendi do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe  vranësirash të herë pas hershme, më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat malore veriore – verilindore. Parashikohet që gjatë natës, kthjellimet të dominojnë të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rritje të ndjeshme të tyre. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Europa

Zhvillimi i një qendre e presionit të ulët atmosferik në verilindje të Europës do të bëjë që vendet Lindore të përfshihen nga vranësira dhe shira me intensitet të lartë, herë pas here do të ketë stuhi të fuqishme ere.

Po ashtu, rrebeshe shiu afat-shkurtër do të ketë Britania e madhe, situatë e cila do të vijë si pasojë e temperaturave të larta të shënuar gjatë këtyre ditëve. Ndërsa moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante për gadishullin Iberik, vendet e Evropës qendrore si edhe vendet Mesdhetare.