Paraditja mbetet me vranësira dhe reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore ndërsa reshje dëbore në zonat malore të vendit.

Pasditja sjell përmirësim të kushteve të motit në Jug dhe zonat Qendrore por vranësira të shpeshta dhe reshje të përkohshme shiu e dëbore do të ketë Veri dhe Verilindje të Shqipërisë. Të njëjtat kushte atmosferike mbeten dominante edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me 3- 4°C gjatë mëngjesit në zonat malore por rënie të lehtë në ultësirën perëndimore ndërsa mesdita dhe mbrëmja sjellin një rënie të ndjeshme termike. Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 56 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 4-5 ballë.

/tvklan.al