Valët e të nxehtit afrikan do të vijojnë në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta. Zonat më të nxehta ku termometri do të ngjitet deri në 39 gradë C pritet të jenë qytetet: Tiranë, Elbasan, Kuçovë, Fier, Lushnje Berat, Gjirokastër e Sarandë.

Parashikohet që edhe orët e pasdites të mbeten në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë ultësirën perëndimore ndërsa në zonat malore do të shfaqen kalime vranësirash të lehta. Kthjellimet dhe temperaturat e larta do të na shoqërojnë edhe gjatë natës./tvklan