Sipas MeteoAlb, zonat bregdetare dhe të ulëta në Shqipëri do të jenë me kthjellime dhe me kalime të pakta vranësirash.

Ndërsa shtrirja lindore dhe verilindore e vendit tonë, do t’i ketë më të shpeshta vranësirat, por pa rrezikuar reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 22°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.  /tvklan.al