Paraditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në veri dhe një pjesë të qendrës ndërsa vranësira më të shpeshta do të ketë në jug dhe zonat malore ku priten edhe shira të izoluar.

Pjesa e dytë e ditës do të largojë vranësirat nga zonat veriore ndërsa vranësirat mbeten prezente në zonat Qendrore dhe Jugore deri në mbrëmje. Gjatë natës dhe deri mëngjesin pasardhës, territori mbetet në kushtet e kthjellimeve me vranësira të lehta e kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen me 1-2°C, në të dy vlerat ekstremale ditore. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor dhe verior duke gjeneruar në brigjet detare, dallgëzim 2 ballë./tvklan.al