Moti i kthjellët, por i ftohtë dominon të gjithë territorin shqiptar përjashtuar ekstremin verior ku do të ketë vranësira lokale. Pjesa e dytë e ditës vijon nën ndikimin e motit të kthjellët deri në orët e mbrëmjes, kur vransësira kalimtare shfaqen në zonat Lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime gjatë orëve të mëngjesit, por një rritje me 2-3°C do të pësojnë vlerat termike të mesditës, më e ndjeshme rritja në Veri dhe Qendër. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor-Verior duke gjeneruar në det dallgëzim deri 3 ballë.

/tvklan.al