Vijon dominimi i motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në gjithë territorin shqiptar.

Pjesa e dytë e ditës, do të mbetet me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa grumbullime vranësirash të përkohshme do të ketë në zonat malore juglindore duke rrezikuar shira të përkohshëm.

Në të njëjtat kushte territori shqiptar paraqitet në mbrëmje dhe gjatë orëve të natës. Temperaturat e ajrit sjellin një rënie të lehtë gjatë mëngjesit ndërsa nuk priten ndryshime të ndjeshme në orët e mesditës kur pritet që maksimumi në rang vendi të mbetet rreth vlerës 40º C.

Era do të fryjë e lehtë paradite por deri mesatare gjatë pasdites me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgë 2 ballë./tvklan.al