Veriu dhe Qendra e vendit paraqiten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por mot kryesisht i kthjellët, dominon Jugun. Mesdita sjell fuqizim të vranësirave duke sjellë shira të dobët në Veri dhe Qendër.

Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në territor por me një fuqizim në mbrëmje kur priten shira të dendur në Veriperëndim dhe Qendër dhe gradualisht gjatë natës, reshje në pjesën më të madhe të vendit.

Pas mesnatës dhe orët e para të së shtunës reshje dëbore do të shfaqen në zonat e thella në Veri- Verilindje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të bien lehtë në mëngjes por një rënie të ndjeshme me 3- 4°C do të shënojnë vlerat termike të mesditës.

Era do fryjë mesatare por e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor e për pasojë, në brigjet detare forcohet dallgëzimi mbi 3 ballë.

/tvklan.al