Parashikimi i motit 7 Shtator 2017



Gjithë territori mbetet në kushtet e motit të kthjellët deri në mesditë kur shfaqen vranësira kalimtare në zonat malore veriore – verilindore.

Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe zonat jugore, ndërsa në ekstremin verior dhe zonat verilindore do të ketë ende vranësira.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit dhe të mesditës kur pritet që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 31°C.

Era do fryjë mesatare por deri e fortë pas mesditës me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 – 3 ballë. /tvklan.al

Kategori
MotiTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*