Gjatë paradites vijojnë kthjellimet të dominojnë zonat Jugore dhe Qendrore ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë kushtet e motit në Veri të vendit.

Pas mesditës parashikohet fuqizim i vranësirave në zonat Veriore duke sjellë edhe reshje të pakta shiu e dëbore ndërsa gjatë natës, vranësirat mbulojnë gradualisht të gjithë Shqipërinë duke gjeneruar reshje të pakta në ekstremet Veriore dhe Jugore të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit ndërsa një rritje të lehtë të temperaturave sjell mesdita në Qendër dhe Jug.

Era do fryjë mesatare deri në mbrëmje kur shpejtësia e saj forcohet në 55 km/h me drejtim Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

/tvklan.al