Kthjellimet dominojnë të gjithë territorin deri në mesditë, kur vranësira lokale shfaqen në Veri dhe Verilindje.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë e kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta, por kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në ekstremin Verior dhe zonat Verilindore. Gjatë natës, vranësirat shtrihen në zonat qendrore dhe të gjithë zonën malore deri në mëngjesin pasardhës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit, por rritje me 1 – 2°C sjellin orët e mesditës.

Era do vijojë mesatare deri e fortë gjatë paradites me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verior dhe për pasojë, në det gjenerohet dallgëzim deri 4 ballë./tvklan.al