Parashikimi i motit 9 Shtator 2017



Që në orët e para të mëngjesit, vranësirat dhe shirat do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë territorin e vendit, më të dendura shirat paraqiten në zonat veriore dhe qendrore ku herë pas here do të ketë rrebeshe. Orët e mesditës do të sjellin intervale të shkurtra me kthjellime.

Parashikohet që orët e pasdites të zhvendosin shirat drejt zonave malore përgjatë kufirit lindor duke lënë pjesën tjetër të vendit në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të dukshme të situatës meteorologjike.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të tyre.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor. Për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë. /tvklan.al

Kategori
MotiTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*