Deri në mesditë, zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga kthjellime e vranësira te lehta e kalimtare ndërsa vranësira më të dukshme do të paraqiten zonat malore të vendit. Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë më tej kushtet atmosferike duke bërë që pjesa më e madhe e territorit të dominohet nga kthjellimet por sërish zonat malore lindore paraqiten me vranësira të herë pas hershme.

Temperaturat e ajrit do të mbeten relativisht të freskëta në orët e mëngjesit por temperatura të larta pritet të ketë në orët e mesditës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke gjeneruar në Adriatik dhe Jon dallgëzim të ulët./tvklan.al