Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese, herë pas here do të ketë kalim të vranësirave të lehta. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat verilindore – juglindore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të dominojnë në pjesën më të madhe të territorit por të pranishme do të jenë vranësirat e shpeshta

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshim duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor, për pasojë ne brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë./ tvklan.al