Pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga kthjellime e vranësira kalimtare, më të dukshme në zonat jugore duke i rrezikuar këto zona nga reshje afatshkurtra.

Por pritet që pasditja dhe orët vijuese të sjellin largim gradual të vranësirave duke bërë që i gjithë territori të dominohet nga mot kryesisht i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 2 ballë./ tvklan.al