Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë por pas mesdite do të ketë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira të përkohshëm.

Më të dukshme shirat do të paraqiten në zonat malore verilindore dhe juglindore. Po ashtu edhe pasditja do të vijojë me vranësira dhe shira në zonat malore duke lënë me vranësira të dendura dhe intervale të shkurtra me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta. Në orët e vona të natës do të ketë pauzë të shirave në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur vlera konstante në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.