Dita e sotme, do të dominohet nga kthjellimet deri në orët e mesditës kur priten vranësira kalimtare në zonat malore. Pasditja sjell zhvillim të vranësirave në ekstremin verior dhe zonat juglindore duke gjeneruar shira të përkohshëm dhe të izoluar.

Mbrëmja dhe orët e natës mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat jugore dhe qendrore, por vranësira të shpeshta dhe shira të dobët do të ketë në ekstremin verior dhe verilindor të vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në zonat veriore dhe qendrore, ndërsa zonat jugore ruajnë vlera konstante të tyre.

Era do të fryje e lehte dhe mesatare deri pas mesditës (ora 15 – 17) kur pritet forcim i erës në zonat bregdetare dhe të ulëta, por serish pasditja, sjell dobësim të erës në gjithë territorin shqiptar.

Ndërsa dita e diel, sjell vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të territorit, gjatë mesditës dhe deri në orët e vona të pasdites kur sërish moti do të ri-kthjellohet. Po ashtu, mesdita e se dielës sjell rënie me 2 gradë të temperaturave në gjithë territorin duke bërë që maksimalja në vend të ngjitet deri 29 – 30 gradë C./tvklan.al