Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në javën e fundit për vitin 2016 vendi do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, i përcjellur me shi, borë dhe erëra, shkruan

KlanKosova.

“Reshje më intensive priten të jenë kryesisht në male në jug, jugperëndim dhe veriperëndim të vendit , kurse pjesët tjera që janë me lartësi më të ulët mbidetare do të kenë reshje me intensitet më të ulët”.

“Si pasojë e depërtimit të masave ajrore me presion të ndryshueshëm dhe jostabil, tri ditët e para të javës do të jenë kryesisht me vranësira të çrregullta dhe të dendura, kurse nga dita e enjte parashihen të vijnë masat e ftohta të ajrit me origjinë polare të cilat do të ndikojnë në uljen e temperaturave minimale”.

“Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe parashihen të lëvizin nga -10 deri -3 , kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri  +7 gradë Celsius”.