Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme por më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore e qendrore duke rrezikuar shira afat-shkurtër. Orët e pasdites do të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë vendin duke gjeneruar shira të karakterit lokal. Më të dukshme shirat paraqiten në zonat veriore e verilindore. Edhe gjatë natës moti do të mbetet i paqëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale ndërsa në vlerat maksimale do të pësojnë rënie më të ndjeshme. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Europa

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të karakterizojnë pjesën më të madhe të Europës duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante. Po ashtu, vendet Nordike dhe vendet lindore nga moti i kthjellët por me temperatura të ulëta. Ndërsa, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e detit të zi do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent por në sasi të pakta./tvklan.al