Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë gjatë ditës, duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominuese në të gjithë vendin. Në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

Po ashtu me vranësira dhe shira do të paraqitet edhe pjesa e dytë e ditës ku më të dukshme shirat do të jenë në zonat jugore dhe juglindore. Në orët e vona të mbrëmjes dhe gjatë natës do të ketë ndërprerje të reshjeve në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie me 2-3 gradë të tyre.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë.