Vranësirat dhe shirat do të mbeten prezent në vendin tonë edhe gjatë ditës, ku herë pas here do të jenë intensive, më problematike situata do të paraqitet për zonat veriore dhe ato qendrore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira me intensitet mesatar dhe të lartë ku sërish problematike situata do të jetë në veri dhe qendër të vendit duke rrezikuar përmbytje. E njëjta situatë meteorologjike parashikohet edhe gjatë orëve të natës.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të tyre.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 5- 6 ballë./tvklan.al