Qarkullimi i masave ajrore më të ngrohta me origjine perëndimore – jugperëndimore do të bëjë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent në vendin tonë. Më të theksuara do të jënë në qendër të territorit dhe në veri., por nuk di do mungojnë dhe kthjellimet e herë pas hershme. Në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

Pjesa e dytë e ditës do të jetë në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut e dëborës të cilat gradualisht do të vijnë duke u pakësuar. Gjatë natës reshjet do të zhvendosen vetëm drejt zonave verilindore të vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 60 km/h nga drejtimi jugperëndimor, kjo do të bëjë që edhe deti të jetë i trazuar./tvklan.al