Moti i qëndrueshëm do të na shoqërojë edhe gjatë ditës së shtunë duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë herë pas here kalime vranësirash të lehta.

Po ashtu edhe pjesa e dytë e ditës do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominues në vend deri në orët e vona të natës kur priten sërish kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës ku termometri do të arrijë në zona të veçanta deri në 35 – 36 gradë C. Era do të vijojë të fryjë e lehtë me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimi ndërsa në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i papërfillshëm.

/tvklan.al