Pjesa e parë ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të vendit, por më të dendura vranësirat do të jenë në veri dhe juglindje duke rrezikuar shira të përkohshëm.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë prezent në zonat e ulta dhe bregdetare, duke lënë zonat malore lindore me vranësira dhe shira lokale. Parashikohet që gjatë natës do të ketë largim të vranësirave dhe shirave edhe nga zonat veriore. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 20 km/h nga veriperëndimi, për pasoje në brigjet detare dallgëzimi do të arrijë deri në 2 ballë./tvklan.al