Një grup shkencëtarësh italianë mund të jenë pranë zbulimit të një metode për të parashikuar tërmetet, megjithëse ata paralajmërojnë se jemi ende larg kësaj dhe duhet ende shumë punë dhe matje.

Gjithçka nisi nga matjet satelitore që treguan se tre vjet përpara se te ndodhte tërmeti në Aquilla në 2009 toka kishte pësuar ulje prej 1,5 cm.

Kjo vinte nga zhdukja e ujit në shtresat nëntokësore, si pasoje e të çarave që krijoheshin në terrene. Grupi i studiuesve analizoi shumë të dhëna të tjera satelitore dhe mendon që kjo mund të jetë një mënyre që të përdoret në të ardhmen për të kuptuar ku do të godasin tërmetet e forta.

Ulja e nivelit të terrenit, e matur me përpikëri milimetrike nga satelitët mund të tregojë se në thellësi të tokës janë krijuar të çara dhe se një termet është duke u përgatitur në të ardhmen e afërt.

Nëse kjo metodë do të provohet e vlefshme, atëherë do të kemi mundësinë për herë të parë të parashikojmë tërmetet. Por deri atëherë, shkencëtarët thonë se do duhet ende shumë punë.

Tv Klan