Kjo është fusha e njohur me emrin Gotull në Fushë- Kuqe të Mamurrasit, ku policia me 1 prill të këtij viti gjeti të kultivuara 513 rrënjë kanabis. Gjetja e drogës shkaktoi furtunë në policinë e Laçit e Lezhës, ndërsa funksionarët e shkarkuar janë akuzuar se kanë kryer shkelje të rënda të detyrës.

Gropat e fidanëve janë ende të dukshme.

Në të njëjtën parcele vitin e kaluar ishin mbjelle sasi te konsiderueshme bimësh narkotike.

Ajo ndodhet 500 metër nga bregu i detit, në pjesën verilindore të grykëderdhjes së lumit Ishëm, aty ku ndahen Durrësi dhe Laçi.

Është vështirësisht e aksesueshme.

Kjo është një nga rrugët që përdorin trafikantët. Një rrugë tjetër, e cila del përmes kësaj zone të pyllëzuar shfrytëzohet gjithashtu për të punuar tokën e kultivuar me kanabis.

Për të shkuar deri të parcelat, përdorimi i mjeteve të larta është i domosdoshëm.

Por jo vetëm kaq. Transporti me varkë është i pashmangshëm për të kaluar në bregun verilindor të Ishmit.

Nga bregu deri ne tek parcelat është një rrugë prej rreth 1 km mes shkurresh dhe baltës. 

Për të mbjellë sërish kanabis kultivuesit kanë djegur një sipërfaqe me shkurre, për të hapur toka të reja.

Gjurmët janë të dukshme.

Banorët e zonës thonë se toka është pa pronar dhe se nuk i njohin kultivuesit.

Policia dyshon se ata fshihen mes tyre. Banojnë në zonë ose kanë mbështetje të banorëve.

Për të arritur në parcelë ata dyshohet se kanë përdorur shpesh edhe varka, të cilat janë në pronësi të banorëve që merren me peshkim.

Por askush nuk flet.

Parcela me kanabis është pak metër larg pistës në të cilën vitin e kaluar ra avioni i italianit Guido Guidi, i cili deklaroi ne prokurori se kishte ardhur për të parë vendin me qëllim që më pas të transportonte drogë.

Kjo është pista në grykëderdhjen e lumit Ishëm në Mamurras, ku në shtator të vitit të kaluar një avion u rrëzua një avion italian, i drejtuar nga Guido Guidi. Vetëm 400 metra në veriperëndim në vijë ajrore nga ky vend, me 1 prill të këtij viti u gjetën të mbjella një sasi me bimë kanabis. 

Pista edhe pse e prishur nga shirat e dimrit, është ende e dukshme dhe mund të bëhet e përdorshme nga trafikantët. Specialistet e antidrogës në polici janë të bindur se kjo është edhe një ndër arsyet që trafikantët kanë tentuar sërish të mbjellin kanabis në këtë zonë. Për këtë parcelë, dy drejtues të policisë së Kurbinit u përjashtuan, 3 të tjerë u shkarkuan, 1 u pezullua ndërsa ndaj drejtorit të policisë së Lezhës dhe nëndrejtorit ka nisur një procedim disiplinor.

Tv Klan