Pas tri përpjekjeve të dështuara dhe 12 vjet pasi Parisi refuzoi ofertën e Londrës në vitin 2005, më në kryeqyteti francez do të mirëpresë Lojrat Olimpike.

Të mërkurën, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar(KON) konfirmoi se Parisi do të organizojë Lojrat Olimpike 2024 ndërsa Los Anxhelos ato të vitit 2028.

Presidenti francez Emmanuel Macron ua komunikoi lajmin anëtarëve të KON nëpërmjet një videoje.

“Nga ky vendim përfitojnë të gjitha palët, Parisi, Los Anxhelos dhe gjithë Lëvizja Olimpike”,

tha presidenti i KON Thomas Bach.

Si duket Lojrat Olimpike kthehen në SHBA për herë të parë që nga Olimpiada e Atlantës në 1996 duke bërë që Los Anxhelos t’i organizojë Lojrat për herë të tretë (1932, 1984).

Për herë të fundit Lojrat në Paris u mbajtën në vitin 1924 që do të thotë 2024 do të shënojë 100-vjetorin e pritjes së mëparshme.

Gjithashtu do të thotë se Parisi do të bëhet qyteti i dytë që do të mbajë tre ndeshje të veçanta verore, pas Londrës dhe para Los Angeles./tvklan.al