ceroteShkencëtarët kanë arritur të zhvillojnë një çerotë hi-tech që mund të bëjë revolucion në jetën e personave të sëmurë me Parkinson. Falë nanoteknologjisë, kjo çerotë mund të “lexojë” dridhjet që lidhen me këtë patologji dhe të japë dozën e duhur të ilaçit.

Më e vogël se një monedhë, kjo garzë mund të mbahet në puls si dhe mund të përdoret edhe për patologji të tjera motorike si skleroza e shumëfishtë dhe dridhjet esenciale.

Kjo shpikje është produkt i një pune kërkimore të realizuar nga Seoul National University dhe MC10 në Massachusetts.

Parkinson është një sëmundje neurodegjeneruese. Simptomat tipike vijnë si pasojë e vdekjes së qelizave që sintetizojnë dhe lëshojnë dopaminën. Lëvizjet e njeriut ngadalësohet dhe fillojnë të shfaqen dridhjet. Aktualisht të prekurit nga kjo sëmundje duhet të mbajnë lexues të rëndë për të matur dridhjet. Kontrollet duhen realizuar me intervale të rregullta dhe duke marrë pilula. Kjo krijon përmbajtje të koncentruara të ilaçit të marrë në gjak dhe detyrimisht një degradim gradual që shkakton rikthimin e dridhjeve.

Teknologjia e re monitoron dridhjet në kohë reale me anë të një sensori dhe lëshon doza më të vogla por më të shpeshta të medikamentit. Në këtë mënyrë dridhjet mbahen nën kontroll në mënyrë konstante.

E. Kalaja