Turizmi arkeologjik është një nga format e turizmit kulturor, për të drejtuar vëmendjen e njerëzve te vendbanimet e hershme.

Format e reklamimit janë nga më të ndryshmet. Së fundmi në disa vende të Evropës po zhvillohet një produkt i ri, krijimit në 3D të parqeve arkeologjike.

Përjashtim nuk bën as Shqipëria. Instituti Arkeologjik bashkë me Universitetin Politeknik në Bari po ndërtojnë Bylisin virtual.  Arkeologia Roberta Belli, pjesë e ekipit që po zhvillon projektin, e ftuar në Konferencën Ndërkombëtare të Arkeologëve në Tiranë, thotë se kjo do u japë mundësi vizitorëve të programojnë dhe të orientojnë vizitën e tyre, veçanërisht kur bëhet fjalë për parqe të mëdha arkeologjike, siç është edhe Bylis.

Pas parkut kombëtar arkeologjik të Bylisit, i cili do të kërkojë edhe një vit për të përfituar një pamje paraprake se si ka qenë qyteti në antikitetin e tij, Instituti Arkeologjik, do të angazhohet të sjellë një pamje tre dimensionale edhe për vendbanimet e tjera historike në territorin shqiptar.

Tv Klan