Një rrugë e re lidh tashmë Farkën me shëtitoren e Liqenit, e cila krijon më shumë mundësi lëvizje jo vetëm për banorët e kësaj zone, por edhe për të apasionuarit pas sporteve ujore apo ata që duan të shijojnë bukurinë e liqenit të Farkës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi inspektoi përfundimin e punimeve të rrugës në lagjen, theksoi se ky investim i ka shtuar mundësitë për ta kthyer Liqenin e Farkës në një destinacion jo thjesht turistik, por edhe sportiv.

Duke vënë theksin edhe te punimet që po kryhen për realizimin e shëtitores që do të rrethojë liqenin, Veliaj shtoi se synimi i bashkisë është të shmangë diferencimin mes punimeve në qendër dhe në periferi.

Kryebashkiaku tha se po punohet që e gjithë kjo zonë të kthehet në një parkun e dytë urban të qytetit të Tiranës, si një hapësirë alternative për t’u frekuentuar nga qytetarët e Tiranës. Ai përmendi punën që po bëhet edhe me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit për të shtuar, si gjelbërimin e zonës, ashtu edhe aktivitetet arëgtuese për ata që e frekuentojnë liqenin.

Sipas Veliaj Liqeni i Farkës, falë edhe investimeve të tjera që po bëhen në shëtitoren e tij, do të jetë një destinacion i ri çlodhës për qytetarët e Tiranës.

Kryebashkiaku shtoi se zona e Farkës do jetë edhe një përfitueset më të mëdha të projekteve nga buxheti i vitit 2017, pasi është edhe një nga zonat më të rregullta sa i përket pagesës së taksave dhe tarifave vendore./tvklan.al