Parlamenti britanik nuk e miratoi marrëveshjen që negociatorët britanikë arritën me Brukselin që i hap rrugë negociatave të shkëputjes.

Pjesa më e madhe e deputetëve, përfshirë edhe shumë konservatorë të kryeministres May kërkuan modifikimin e pr/ligjit.  Në amendamentin e miratuar i kërkohet kryeministres të marrë miratimin e parlamentit për çdo marrëveshje që do të arrihet në Bruksel.

Po ashtu, amendamenti zbeh mundësinë për tërheqje nga procesi i shkëputjes nga Bashkimi Europian.Kryeministrja May shpreh e zhgënjyer nga këto ndryshime të marrëveshjes. 

Sot ajo është në Bruksel për samitin e liderëve europianë ku do të diskutohet çështja Brexit. 

Tv Klan