Parlamenti i Maqedonisë ka vijuar për të tretën ditë radhazi seancën konstituive të parlamentit. Me replika dhe kundëreplika, deputetet e dy partive të mëdha kanë vijuar debatin mbi platformën e partive shqiptare.  Deputetet e VMRO-se kanë mbajtur të bllokuar  foltoren, ndërsa deputeti shqiptar Surija Rashidi i akuzoi se po mbrojnë interesat e liderit të tyre Nikola Gruevskit.

 ‘Gjuha shqipe nuk e cenon gjuhën maqedonase. Për ju interes strategjik nuk është Maqedonia dhe qytetarët e saj. Për ju interes strategjik është lideri juaj dhe kushëriri i tij”

Një ditë më parë, presidenti Gjeorge Ivanov përsëriti qëndrimin se nuk do të mandatojë Zoran Zaevin për formimin e qeverisë së re për shkak të mbështetjes që Zaev i jep “Platfomes se Tiranës”. Sakaq, Departamenti Amerikan i Shtetit, ka bërë thirrje Maqedonisë për formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re. Një zëdhënes i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se pas zgjedhjeve të dhjetorit, ka një shumicë të qartë në parlament dhe qeveria e re duhet të formohet pa vonesa të mëtejshme që vendi të rifillojë reformat e duhura për t’u anëtarësuar në familjen Euro-Atlantike.

Tv Klan