Parlamenti do të mblidhet sot pasdite në orën 18:00 për të vazhduar seancën e nisur në orën 10:00 dhe që u ndërpre 45 minuta më vonë pas debateve të ashpra mes Lulzim Bashës dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Për shkak se opozita kishte bllokuar foltoren e Kuvendit, Ruçi ndërpreu 4 herë seancën deri në qetësimin e situatës. Në orën 13:00 seanca rifilloi, por sërish deputetët e opozitës mbanin të bllokuar foltoren. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi vendosi që parlamenti të rinisë në orën 18:00.

Ndërkohë, Lulzim Basha u përjashtua nga seanca dy herë pasi kryeparlamentari i kishte tërhequr vëmendjen për “pushtim” të foltores.

Debatet nisën pasi grupi parlamentar i PD kërkonte që të bënte diskutime për komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore, gjë që u kundërshtua nga PS e LSI dhe u vendos që ky diskutim të bëhet të enjten tjetër. /

tvklan.al