10 ditë pasi votuan për t’i dhënë 7 ditë kohë aplikantëve për anëtarë të komisioneve të Vetting -ut që kishin mangësi në dokumentacion, por dhe aplikimeve të reja, Kuvendit ka votuar për shfuqizimin e këtij vendimi.

Me votimin e sotëm, Kuvendi i rikthen Avokatit të Popullit dosjet e depozituara të kandidatëve për plotësim të dokumentacionit ndërsa pezulloi procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve, sipas ligjit për Vetting -un deri në ridërgimin e listës me emrat që përmbushin kriteret nga Avokati i Popullit.

Vendimi i shfuqizimit vjen me kërkesë të Avokatit të Popullit, i cili në datën 13 Mars i ka dërguar një shkresë Kuvendit, ku kërkon të kryhet në bashkëpunim me Kuvendit, inventarizimin i dosjeve të aplikantëve.

Tv Klan