Ka zgjatur vetëm 2 minuta e 22 sekonda seanca e jashtëzakonshme për ngritjen e dy komisioneve Ad Hoc që do të përzgjedhin anëtarët e organeve të Vetingut. Kjo është seanca e vetme në historinë e parlamentit që përfundoi në një kohë rekord, me zgjedhjen  e 9 anëtarëve të maxhorancës në këto dy komisione, pasi opozita nuk u bë pjesë e procesit.

Dy komisionet Ad -Hoc do të zgjedhin anëtarët e komisionit të pavarur të kualifikimit, dy komisionerëve publik, si dhe 7 anëtaret e Kolegjit të Apelimit. Shumica do të përfaqësohet nga socialistët Bashkim Fino, Ulsi Manja, Pandeli Majko, Ervin Bushati, Vasilika Hysi, Evis Kushi dhe Arben Cuko, LSI-ja nga Luan Rama, Silva Caka e Vangjel Tavo, ndërsa çamët e PDIU-së nga Mesila Doda dhe Tahir Muhedini.

Tv Klan