PD

Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet prezantoi ekipin e kandidatëve me të cilin do të garojë në  zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Hapja e fushatës elektorale u bë nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i cili shqiptarët i ftoi të votojnë kandidatët e opozitës të cilët i quajti me integritet.

Më pas disa prej kandidatëve prezantuan pikat kryesore ku mbështesin platformat e tyre elektorale.

Halim Kosova, i cili do të garojë në Tiranë tha se eksperienca si drejtor i maternitetit dhe Ministër i Shëndetësisë do t’i shërbejnë për të menaxhuar me devotshmëri e dinjitet edhe metropolin.

Ky fjalim i kandidatit Kosova u pasua nga një batutë e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Për Lulzim Bashën 21 qershori do të jetë dita e gjykimit me votë popullore ndaj keqqeverisjes së krerëve të maxhorancës.

Zgjidhja për çdo shqiptar sipas tij vjen përmes ofertës së Partisë Demokratike.

Një përgjigije Basha e pati edhe për akuzat e ngritura nga Kryeminsitri Rama për katër vitet e drejtimit të Bashkisë së Tiranës.

Basha ftoi shqiptarët që në 21 qershor të votojnë modelin e kryebashkiakëve që ofrojnë punësim, zhvillim e mirëqënie.

Tv Klan