Partia Demokratike planifikon që të nisë protestat kundër qeverisë. Sipas burimeve të ABC News, protestat e radhës do të jetë ditën e hënë më 18 Dhjetor në orën 09:30 përpara Parlamentit.

Selia blu i ka bërë thirrje bazës që të mobilizohen për këtë protestë, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar që asnjë deputet të mos mungojë.

Protesta zhvillohet pikërisht kundër procesit të zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm. Të hënën, mazhoranca ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare ku do të votohen 3 kandidatët për kryeprokuror të miratuar nga Komisioni i Ligjeve.

Opozita e ka cilësuar që prej fillimit antikushtetues procesin për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm dhe i ka kërkuar mazhorancës që të tërhiqet.  

/tvklan.al