Shumë ritëm, energji dhe mundësi të shpenzuara për një barazim pa gola. Kjo ndodhi në “Zeqir Ymeri”, aty ku lufta për titullin kampion të këtij sezoni është komplikuar sërish. Kukësi dhe Partizani nuk mundën të shënojnë asnjë gol.

Vendasit ngjiten sërish në vendin e parë të renditjes me pikë të barabarta me Skënderbeun e vendit të dytë. Ndërsa të kuqtë e Starovës nuk janë të kërcënuar në vendin e tretë.

Edhe pse përplasja e tifozëve të Partizanit me policinë vendase, siç raportohet për shkak se ultrasit e kuq u goditën me gurë, bëri që loja të ndërpritet për 4 minuta, ritmi i lojës nuk u zbeh.

Në pjesën e dytë ishin kuksianët që kërkuan më shumë fitoren me sulme të hapura, ndërsa Partizani po përpiqej të infiltronte Ekuban apo Torrassa.

Kërkonin fitoren, por rrodhi loja, si Kukësit ashtu edhe Partizanit i volitet më mirë barazimi. Ndoshta më i fituar nga kjo sfidë është Skënderbeu.

Tv Klan