Partizani ka bërë blerjen e dytë të merkatos së dimrit. Marko Cetkoviç firmos për të Kuqtë e kryeqytetit. Njoftimi është bërë zyrtar nga klubi në rrjetet sociale. Në komunikatë thuhet se fantazisti malazes është përforcimi i radhës pasi ka firmosur sot kontratën.

Lojtari i cili spikati në kampionatin tonë përgjatë dy sezoneve me Laçin, rikthehet në Shqipëri pas eksperiencës 6 mujore në kampionatin boshnjak me skuadrën e Sarajevës.

Mesfushori konsiderohet mjaft i vlefshëm për objektivin që ka skuadra në këtë sezon, fitimin e Titullit Kampion.

Tv Klan