Partizani do të luajë ndeshjet në shtëpi në stadiumin “Selman Stërmasi”. Lajmi u dha nga Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pas takimit me presidentët e klubeve të futbollit të Tiranës, Refik Halili dhe Partizanit, Gazment Demi. Akordi është arritur dhe gjithçka do të behët kundrejt një pagese.

Erion Veliaj – Kryetar i Bashkisë së Tiranës: 

Stadiumi është i qytetit dhe Partizani do të luajë aty duke paguar.

Erion Veliaj tha se do të shlyhen edhe borxhet e prapambetura me Klubin e Futbollit Tirana, të grumbulluara deri në momentin që u kthye në shoqëri aksionere, ku bën pjesë edhe Bashkia.

Partizani, pas shembjes së stadiumit “Qemal Stafa”, ku po ngrihet një arenë e re futbolli shtegëtoi në Elbasan, për të zhvilluar ndeshjet si pritës. Partizani nga ana tjetër po ndërton një stadium të ri në periferi të kryeqytetit, që do të jetë gati për sezonin e ardhshëm.

Tv Klan