Partizani fitoi miqësoren e parë të fazës përgatitore që po zhvillon në Itali. Të kuqtë e Mark Iuliano mundën skuadrën modeste Vastese me rezultatin 2 – 1. Në këtë test shënoi edhe Eric Herrera, afrimi i merkatos së verës. Trajneri Iuliano u shpreh i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij.

“Po punojmë prej 6 ditësh. Mora sinjale pozitive nga lojtarët. Jemi të vetëdijshëm që kemi punë për të bërë, por e rëndësishme është që të nuk patëm dëmtime.”

Partizani po përgatitet në Kashia në prag të kampionatit që nis më 9 shtator. Synimi i skuadrës kryqytetase është i qartë, fitimi i titullit kampion.

“Këtë sezon duam të bëjmë më të mirën e mundshme dhe të arrijmë të fitojmë kampionatin që mungon prej vitesh. Kemi lojtarë të mirë, pasi merkato ishte cilësore dhe tani duhet të përgatitemi sa më mirë për nisjen e kampionatit.”

Partizani do të luajë të shtunën një tjetër miqësore me Ternana, skuadër që është pjesë e Serie B.

/Tv Klan