partizani1

Partizani vijon me fitoret duke forcuar pozitat në krye të Superligës. Ekipi kryeqytetas mundi 1 – 0 Kukësin në “Zeqir Ymeri”. Një debutim me disfatë për Klodian Duron dhe humbja e parë në këtë sezon në fushën e tyre për kuksianët. Ndeshja u vendos nga goli i Mazrekajt në pjesën e parë.

Teuta vijon të suprizojë me rezultat e saj. Ekipi durrsak fitoi me rezultatin 1 – 0 me Tërbunin në Pukë me golin e Artur Maganit, djali i trajnerit të skuadrës. Në këtë takim ndodhi një e papritur, pasi në momentin kur duhej, ambulanca u ndez me vështirësi.

Fitore e thellë e Vllazinisë, 4 – 0 me Flamurtarin në ndeshjen e luajtur në fushën “Reshit Rusi”. Kjo është sfida me më shumë gola për shkodranët në këtë sezon.

Bylisi mundi Laçin me rezultatin 1 – 0 duke marrë pikë të vlefshme për t’i shpëtuar rënies nga kategoria.

Të hënën do të luhet kryendeshja e javës së 13, Tirana – Skënderbeu, ku do të inagurohet edhe stadiumi “Selman Stërmasi”, i rinkonstruktuar.

Tv Klan