partizaniPartizani nuk është më në krye të Superligës ku tani ndodhet Kukësi. Ekipi kryeqytetas ka pësuar humbjen e dytë radhazi kësaj here në “Qemal Stafa”.

Vllaznia ia ka dalë të marrë një tjetër të fitore, të pestën radhazi në kampionat duke e mundur ekipin e Shpëtim Duros me rezultatin 1 – 0.

Ndeshja ka qenë një ritmi të lartë dhe pse fusha ishte rënduar. Të kuqtë kanë pretenduar për një gol, kur një top i gjuajtur me kokë brenda zonës është pritur në zonën e vijës fatale nga portieri Selimaj.

Kukësi është ngjitur në vendin e parë të Superligës i shkëputur 2 pikë nga Partizani. Ekipi i Artim Shaqirit ka mundur Tiranën me rezultatin 1 – 0 me një gol të minutave të para të realizuar nga Vilfor Hysa.

Skënderbeu ka triumfuar më të njëjtin rezultat me Flamurtarin. Peter Olyanka ka qetësuar trajnerin Mirel Josa me golin e realizuar në fillimin e pjesës së dytë.

Teuta ka arritur një fitore pas 4 javësh disfata. Skuadra durrsake ka mundur me rezultatin 1 – 0 Apoloninë e vendin e të fundit. 3 pikë edhe për Laçin që ka fituar po 1 – 0 me Elbasanin. Kjo është java e 17 e Superligës që në sfidat e radhës do të vedosë ekipin kampion të dimrit.

Tv Klan