Partizani humbi me Salcburgun në përballjen e parë të fazes së tretë e eliminatorevë të Champions League. Por për trajnerin Adolfo Sormani ky ishte vetëm një fat i keq.

Adolfo Sormani – Trajner i Partizanit:

“Siç thonë anglezët ky është futboll, këtu shihet përvoja, shihet aftësia për të luajtur siç duhet ndeshjen në momentet kritike. Është një mëkat sepse djemtë, sipas meje, meritonin më shumë, për atë që dhanë në fushë, për atë që shprehën. I falenderoj për guximin që treguan, por për fat të keq duhet ta marrim rezultatin siç është dhe të punojmë që të përmirësohemi”.

Por trajneri i Partizanit shpreson tek kualifikimi në ndeshjen tjetër.

Adolfo Sormani – Trajner i Partizanit:

“Do të kërkojmë të bëjmë një tjetër paraqitje pozitive, pastaj do ta vendosë fusha sesi do të jetë rezultati”.

Trajneri i Salcburgut Oskar Garsia është i kënaqur me rezultatin edhe pse pranon se Partizani luajti mirë .

Oskar Garsia – Trajner i Salburgut:

“E dinim se nuk do të ishte e lehtë, pasi do të luanim ndaj një ekipi që kishte eleminuar Ferencvaroshin. E tregoi edhe ndeshja, pavarësisht se ne fituam. Partizani ka disa lojtarë shumë interesantë që mund të rriten edhe më shumë dhe të luajnë në liga të mëdha. Ne mund të kishim luajtur edhe më mirë, por u ruajtëm që të mos pësonim gol. Përveç kësaj, kemi pasur edhe probleme fizike me lojtarët”.

Rezultati 1 – 0 u fiksua nga një penallti e kundërshtarëve, të marrë nga Valon Berisha.

Valon Berisha – Futbollist i Salcburgut: “

Partizani kaloi në epersi numerike në fillim të pjesës së dytë kur Samaseku mori kartonin e kuq, por nuk arriti ta shfrytëzonte këtë rast. Më pas edhe Kalari i nënkampioneve shqiptare u detyrua ta lërë lojën për karton të kuq.”

Tv Klan