Partizani nuk shmangu dot humbjen 3 – 1 në miqësoren me Ternana që pas disa ditësh do të nisë kampionatin në Serie B. Më të përgatitur fizikisht lojtarët e ekipit italian ishin më të saktë përpara portës, madje në ndihmë të tyre erdhi edhe Ibrahimi, i cili shkaktoi një autogol në pjesën e dytë. I vetmi gëzim për të kuqtë ishte goli i Basrak në minutën e 73’.

Në përfundim të takimit Mark Iuliano tha se duhet ende punë që futbollistët e tij të arrijnë formën e duhur fizike. Ai u shpreh i kënaqur për atë që pa në fushë, pavarësisht humbjes.

Pas ndeshjes Iuliano përmendi edhe një herë objektivin e këtij sezoni, triumfi në kampionatin shqiptar. pak ditë më parë të kuqtë mundën modestët e Vastese. Partizani do të qëndrojë në Itali deri në fund të muajit ku do të zhvillojë edhe miqësore të tjera.

Tv Klan