Partizani i Beogradit lajmëroi tifozët e tij se nuk do të ketë asnjë biletë për ta në takimin e së enjtes me Skënderbeun në Elbasan, i vlefshëm për grupet e Europa Ligës.

Klubi serb me anë të një njoftimi në faqen zyrtare sqaroi se një vendim i tillë ishte marrë edhe për transfertën e Kievit për shkaqe sigurie.

Drejtuesit e Partizanit të Beogradit nuk inkurajojnë tifozët të marrin iniciativa individuale, pasi çdo incident mund të sjellë edhe përjashtim nga garat europiane. Ky rregull do të respektohet edhe për takimet që do të luhen në kryeqytetin serb.

Tv Klan