Ka nisur ndeshja mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut në Serbi, ku tifozët po lëshojnë thirrjet “Kosova është Serbi”.

Ndeshja është e vlefshme për fazën e grupeve në “Europa League”. Bëhet fjalë për një ndeshje që vlen më shumë se tri pikët, për shkak të simbolikës që ka në rrethanat aktuale të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ndeshja luhet në stadiumin e Partizanit të Beogradit, me një kapacitet prej 32 mijë vendesh.

Skënderbeu paraqitet me formacionin 4:3:3. Në lojë janë Shehi, Mici, Jashanica, Vangjeli , Gavazaj, Muzaka, Radas, Adeniyi, Taku, Lilaj dhe Soëe.

Ndërsa Partizani i Beogradit luan me formacionin 4:4:2. Në lojë janë Stojkoviç, Taëamba, Vuliçeviç, Tosiç, Jankoviç, Jevtoviç, Bilher, Miletiç, Mitroviç, Ozegoviç.

Ndeshja zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ku janë angazhuar dhjetëra forca policie për të shmangur incidentet e mundshme. Po ashtu, janë angazhuar edhe 10 policë shqiptarë.

Në një intervistë për të përditshmen serbe, trajneri i Partizanit të Beogradit Gjukiç bëri thirrje që shqiptarëve të mos u preket as një qime floku./ABC News