Partizani do të kërkojë fitoren të shtunën në fushën e Kukësit. Synimi i të kuqve është parashtruar nga nigeriani Atanda, në një konferencë për mediat.

Ai vlerësoi sulmin e Kukësit, por tha se nuk i frikësohej. Atanda tha se Partizani duhet të luftojë në shtëpi dhe fushë kundërshtare për të marrë rezultate pozitivë.

Pas 4 javësh kampionat Partizani është i dyti me 8 pikë, ndërsa Kukësi i treti me 6 pikë. /TV KLAN