partizani

Partizani vëzhgon Gabi Mudingai dhe Paskuale Foxhia, dy ish-futbollistë të Inter dhe Lazio. Lajmi bëhet i ditur nga Tuttomercatoweb edhe pse të kuqtë e kanë mbyllur merkaton. Ekipi i drejtuar nga italiani Andrea Agostinelli ka vënë në shënjestër dy lojtarët me përvojë në Serie A.

Gabi Mudingai ka luajtur ndër të tjera për Interin dhe Bolonjën, ndërsa Paskuale Foxhia ka veshur fanellën e Lacios.

I kontaktuar nga TV Klan, drejtuesi i Partizanit, Dritan Dervishi e mohon këtë lajm, duke sqaruar se është vetëm një thashethem dhe se klubi kryeqytetas nuk është i interesuar. Partizani afroi gjatë merkatos së janarit disa lojtarë mes tyre edhe ish-futbollistë të kampionatit italian, si braziliani Filipe Gomez.

Partizani synon që të fitojë titullin kampion pas 23 vitesh dhe për këtë është në rivalitet me Skënderbeun.

Tv Klan